Maqedoni: 37 të vdekur dhe 301 raste të reja me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit, në mbarë vendin, nga 1.431 teste të kryera, janë regjistruar 301 raste të reja me Covid-19.
Në të njëjtën kohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.091 pacientë.
Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 37 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 135.167 raste, prej të cilëve 110.388 janë shëruar, kurse 3.977 kanë ndërruar jetë.
Vendi aktualisht ka 20.802 raste aktive me virus.