Mali më i lartë në botë, Mount Everest “rritet” për 73 centimetra
Matjet e reja kanë treguar se Mount Everest, mali më i lartë në botë, i vendosur në kufirin midis Kinës dhe Nepalit, është 73 centimetra më i lartë.
Ministri i Jashtëm i Nepalit, Pradeep Kumar Gyawali tha se lartësia e re e matur e Mount Everestit është 8.848 metra e 86 centimetra, njoftoi Asian News International (ANI).
Gyawali tha se matja e re zbuloi se Mount Everest ishte 73 centimetra më i gjatë se matja e fundit.
Një ekip kinez i ekspeditës arriti në majë më 7 maj të këtij viti, në mënyrë që të masë me saktësi majën më të lartë në botë me ndihmën e GPS dhe pajisjeve speciale.
Kina më parë dërgoi ekspedita në malin Everest në vitin 1975 dhe 2005. Në atë kohë, lartësia e matur e malit ishte 8.844 metra e 43cm ose 8.848 metra e 13cm.