Lajme

Mali i Zi bëhet vendi i katërt i NATO-s që pajiset me mjete të lehta të blinduara nga SHBA

Njëzet mjetet e lehta të blinduara Mali i Zi parasheh t’i ketë pjesë të armatimit të Ushtrisë së vet në gjysmën e dytë të këtij viti, shkruan e përditshmja e Podgoricës “Vijesti” transmeton Koha.net.l

Mali i Zi do të jetë vendi i katërt i NATO-s që do të përdorë këtë lloj armatimi.

Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi tashmë ka nisur procedurat për transportimin e mjeteve të lehta të blinduara JLTV (Joint Light Tactical Vehicle) për të cilat ka lidhur kontratë me kompaninë amerikane Oshkosh në Wisconsinu me një vlerë prej 36 milionë eurosh.

Njëzet mjetet e para të blinduara është planifikuar të bëhen pjesë e armatimit të Ushtrisë së Malit të Zi në gjysmën e dytë të vitit 2020, ndërsa të 67 mjetet e kontraktuara me fabrikën Oshkosh do t’i arrijnë Ushtrisë së Malit të Zi deri më 2023.