Macroni refuzon ta dënojë ripublikimin e karikaturave të profetit Muhamed
Presidenti francez, Emmanuel Macron të mërkurën ka refuzuar ta dënojë vendimin e revistës satirike, “Charlie Hebdo” për ripublikimin e karikaturave të profetit Muhamed.
Ai ka thënë se kurrë “nuk do të merret me vlerësimin e vendimeve të një gazetari”, duke iu referuar lirisë së shtypit dhe lirisë së shprehjes.
Ai e ka dënuar gjuhën e urrejtjes, por ka thënë se ajo nuk vlen për karikaturat e “Charlie Hebdos”.
“Vizatimet nuk janë gjuhë e urrejtjes”, ka thënë Macron.
Macron ka folur gjatë një vizite në Bejrut, në prag të gjykimit në Paris të 13 personave të akuzuar për sulm në zyrat e Charlie Hebdos, më 2015.