Lutfiu: Pasivizimi në Luginë po merr përmasa të frikshme
Kryetari i KKSH në një postim ka sh0rehur shqetësim për pasivizimin e adresave të qytetarëve të Luginës që tashmë ka filluar edhe për ata që jetojnë në diasporë.
Postimi i plotë:
“Procesii pasivizimit po merr përmasa të frikshme.
Përderisa target i pasivizimit kanë qenë shqiptarët e Luginës që jetojnë në Kosovë, së fundmi ka filluar pasivizimi i shqiptarëve të Luginës që jetojnë në diasporë.
Protestat po mbeten rruga e vetme.
Rezolutat dhe shumë raporte ndërkombëtare nuk po e ndalojnë Serbinë për ta realizuar spastrimin etnik”
- Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar