Lutfiu i fton partitë shqiptare në Bujanoc të nënshkruajn marrëveshje për koalicionin paszgjedhor
Sot në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, kanë vazhduar diskutimet për unifikimin e partive politike shqiptare në Bujanoc, iniciativë e kryetarit të KKSH-së, Nevzad Lutfiu.
“Sot është realizuar takimi i dytë me përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare me qëllim arritjen e marrëveshjes parazgjedhore për koalicion paszgjedhor(motivi kryesor i kësaj marrëveshje është ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit).” thuhet në njoftimin e publikuar nga Lutfiu në rrjetin shoqëror facebook.
Lutfiu ka njoftuar se me ftesën për takimin mes partive politike, pjesëmarrësve i ka dërguar edhe një draft marrëveshje për nënshkrim.
Sipas Lutfiut këto janë qëndrimet e partive politike rreth draft marrëveshjes së propozuar nga vet ai:
- Partia Demokratike u shpreh e gatshme për nënshkrimin e marrëveshjes dhe nuk paraqiti vërejtje.
- Partia për Veprim Dekomratik u shpreh e gatshme për nënshkrimin e marrëveshjes, por paraqiti disa ndryshime-plotësime në marrëveshje.
- Lëvizja e Progresit Demokratik u shpreh e gatshme për nënshkrimin e marrëveshjes dhe nuk paraqiti vërejtje.
- Alternativa për Ndryshim u paraqit e gatshme për nënshkrimin e marrëveshjes me kushtin që një marrëveshje e tillë të zbatohet dhe në KKSH, gjithashtu nuk e sheh KKSH-n si institucion kredibil për arritjen e kësaj marrëveshje.
- Lëvizja e sapo formuar politike e kryesuar nga Driton Rexhepi, paraqiti një propozim tjetër: krijimin e një liste të përbashkët me kandidat konsensual apolitik, por nuk e përjashtoi mundësinë që të jet i pranishëm dhe në takimin e radhës për të diskutuar në takimin-marrëveshjen finale.
Lutfiu përmes njoftimit ka thënë se do nga e hëna do të punohet në përpilimin e një marrëveshje finale, e që do të i propozohet nga KKSH partive politike shqiptare në Bujanoc./preshevapress