Lutfiu: Dygjuhësia nuk po respektohet as në disa shkolla shqipe
“Dygjuhësia nuk po respektohet as në disa shkolla shqipe.
Për t’u njoftuar më detajisht , i kam dërguar shkresë(rekomandim) të gjithë udhëheqësve të shkollave në gjuhën shqipe.
Këshilli Kombëtar Shqiptar është i gatshëm me gjitha asetet e veta të asistojë në përkthim, qoftë të kontratave të punonjësve apo dokumenteve tjera të cilat janë të domosdoshme në këto shkolla.
Nëse ne nuk e respektojmë vetveten, vështirë se të tjerët do të na respektojnë” ka shkruar kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Nevzad Lutfiu.