Lutfi Haziri: Haradinaj do të rrëzohet së bashku me taksën
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherit kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë sot se Qeveria Haradinaj do të rrëzohet së bashku me taksën 100%.
Haziri ka thënë se Kosova ka ashpërsuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për shkak të taksës, jo vetëm me SHBA’të, Qeveria Haradinaj sipas tij ka ashpërsuar edhe raportet me NATO’n, BE.
“Në fakt, kemi një marrëdhënie të tensionuar ndërmjet Qeverisë së Kosovës edhe me BE’në, edhe me NATO’n, dhe tash po shkon në drejtim të tensionimit të raporteve edhe me Qeverinë e SHBA’së. Për shkak të tarifës e cila po lexohet si kushtëzim në dialogun Kosovë-Serbi. Që në fakt është bërë si kundërmasë e ofensivës diplomatike serbe kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Neve si parti opozitare nuk na kanë pyetur kur e kanë vendosur taksën. Kanë dalë shumë sponsor të kësaj tarife. Tashmë, po e them me cinizëm, se ka mbetur një gazetar defakto sponosri kryesor i kësaj tarife. Por, fati i Qeverisë është i lidhur ngushtë me këtë tarifë”, ka thënë Haziri.
Haziri ka thënë se Qeveria Haradinaj do të rrëzohet së bashku me heqjen e taksën, kjo po dëshmohet dita e ditës.
“Fati i Qeverisë, edhe heqja edhe rënia e kësaj Qeveria do të ndodhin bashkërisht me taksën. Po e konfirmoj atë që kam thënë më 21 janar se edhe tarifa edhe Qeveria do të shkojnë bashkë. Koha po e dëshmon se po shkohet në atë drejtim”, ka thënë Haziri për Gazeta Express.
Sipas tij, Kosova do të jetë në zgjedhje të reja dita e ditës, pasi ka një pakënaqësi të madhe nga qytetarët e vendit në lidhje me vendimet e fundit nga Qeveria Haradinaj