Lajme

‘Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve’ mjeku i njohur apel qytetarëve

Mjeku i njohur Tritan Kalo që po përballet çdo ditë me pandeminë Covid-19 në spitalin Infektiv të Tiranës, ka reaguar sërish me një apel për qytetarët.

Ai shtron pyetjen nëse populli shqiptar ka reflektuar gjatë këtyre muajve në karantinë në mënyrë që të mendojë për ardhmërinë dhe mirëqenien apo do të vijojë të brohorasë ‘rroftë partia’.

Më tej Kalo shkruan që kurrë nuk duhet të harrojmë vargjet: “Koha është e Maskarenje, por ATDHEU i Shqiptarëve”.

Kujtojmë se edhe më parë Kalo ka dalë kundër politizimit të sëmundjes Covid-19
“A kemi reflektuar ndopak si “il poppolo Albanese” gjatë këtyre dy muajve “QUARANTIN”…..Do fillojmë të mendojmë thelbësisht për ARDHMËRINË dhe MIRËQËNIEN TONË, apo do vijojmë të brohoraaim “Rroftë Partia”, e të nesërmen me trastë krahut të marim udhën e hidhur të theqafjes/gurbetit….Kurrë të mos i harojmë vargjet epope: “Koha është e Maskarenje, por ATDHEU i Shqiptarëve”. (Ali Asllani)….Është koha e juaj Populli im!!!” shkruan Kalo.