Lulet që çlirojnë energji pozitive dhe largojnë stresin
Gjashtë lulet që krijojnë energji pozitive në shtëpi dhe ju ndihmojnë të çliroheni nga stresi
Ndonëse shumë bimët përdoren zakonisht për të zbukuruar një shtëpi ose zyrë, ose të shndritin një oborr apo kopsht, shumë bimë të tjera mund të përmirësojnë rrjedhën e energjisë pozitive në një hapësirë.
Disa bimë janë në gjendje të pastrojnë ajrin, ndërsa të tjerët mund të sigurojnë një ndjenjë të mirëqenies, paqes dhe madje edhe të lehtësojnë stresin.
Përdorni këto bimë për të promovuar energjinë pozitive përreth jush:
Zambaku
Ai përmirëson rrjedhën e energjisë në shtëpi duke pastruar ajrin dhe neutralizuar gazra të dëmshëm që mund të qarkullojnë në shtëpi. Kjo bimë rritet mirë në mjedise të errëta, të tilla si një zyrë ose në një qoshe. Vendosja e tyre në dhomë gjumi do të nxisë një ndjenjë qetësie dhe çlodhje.
Jasmina
Jasmina tërheq energji pozitive dhe ndihmon në forcimin e marrëdhënieve. Erë e ëmbël dhe e këndshme e saj mund të ndihmojë në zbutjen e një mendjeje të stresuar dhe të sigurojë energji.
Rozmarina
Kjo bimë promovon mirëqenien fizike dhe mendore ndërsa pastron ajrin për të mbajtur shtëpinë tuaj pa toksina të dëmshme. Erë e rozmarinës mund të luftojë ankthin të përmirësojë kujtesën e të gjitha këto janë të provuara shkencërisht.
Bamboja e fatit (Dracaena braunii)
“Lucky bambu” është përdorur në Azi për mijëra vjet si një simbol i fatit dhe mirëqenies. Sipas feng shui, forma vertikale e bambusë me fat përfaqëson elementin e drurit, i cili ndikon në energjinë tonë jetësore, vitalitetin dhe aktivitetin fizik.
Orkidea
Sipas feng shui, orkidea tërheq energji pozitive duke përmirësuar energjinë e shtëpisë dhe gjithashtu jetën tuaj. Kjo lule çliron oksigjen gjatë natës, kështu që dhoma gjumi është një vend idela për të mbajtur një orkide.
Aloe Vera
Aloe Vera është mbartëse e fatit dhe energjisë pozitive. Gjithashtu mund të përdoret për përfitimet e shumta shëruese. Vendoseni atë në dritën e diellit indirekt ose dritën artificiale dhe ujiteni rregullisht, por sigurohuni që të ketë kullimin e duhur. Energjia që lëshon bima Aloe Vera mund të luftojë fatin e keq dhe ndjenjat negative./