Bota

Lufthansa dhe Swiss anulojnë të gjitha fluturimet me Kinën

Kompania e parë gjermane Lufthansa njoftoi të mërkurën pezullimin e menjëhershëm të të gjitha fluturimeve të saj drejt dhe nga territori i Kinës, ndërkaq katër raste të infeksionit me koronavirusin e ri janë zbuluar në Bavari, raporton Ministria e Lajmeve.

Vendimi për anulimin e fluturimeve do të zgjasë deri më 9 shkurt, por kompanitë e grupit, Lufthansa, Swiss dhe Austrian Airlines, “do të fluturojnë për në destinacionet e tyre përkatëse në Kinë një herë të fundit”, shpjegoi ndërmarrja pa specifikuar datën.
Kjo përfshinë aeroportin e kryeqytetit të Pekinit (PEK) dhe aeroportin Shanghai Pudong (PVG).
Ndërsa fluturimet drejt dhe nga Aeroporti Hong Kong do të vazhdojnë edhe më tutje./ministrialajmeve.com