Magazina

“Lufta” me koronavirusin një betejë e çmendur!

“Lufta” me koronavirusin një betejë e çmendur! Njerëzit në të gjithë botën janë të hutuar të pa përgaditur për këtë që po ndodh. Është një situatë që njeriu rallë herë mund ta përjetojë një “luftë” të tillë dhe prandaj njerëzit kanë filluar të jetojnë me frik, disa nuk e besojnë fare rrezikshmërinë e virusit Kovid-19, por shumica e njerëzve janë të shqetësuar të lodhur nga kjo gjë që po ndodh që nga muaji Mars i këtij viti kalendarik. Nuk është e lehtë të përballohet kjo situatë, duke u nisur nga fakti se shumë gjëra janë ndaluar, shumë punë, plane, dhe shumëçka është ndërprerë dhe është lënë në gjysmë. Aktualisht njerëzit nuk janë duke “luftuar” vetëm për ta parandaluar koronavirusin, por janë duke zhvilluar një “betejë” me trurin dhe mendjet e tyre nga pandemia e shkaktuar nga virusi Kovid-19. Tani njerëzit janë të mërzitur, të dëshpëruar, të demotivuar dhe janë duke u përpjekur ta fitojnë betejën psikologjike apo psiko-traumatike nga kjo që po ndodh këto muajt e fundit pothuajse nëpër të gjithë botën. Andaj shpresojë që do të vijë dita kur çdo gjë do të rikthet në normalitet, dhe të shkojnë gjërat ashtu siq kanë qenë dikur para se të mos egzistonte virusi Kovid-19.