Londër-Nju Jork për më pak se një orë, avioni po bëhet gati
Avioni “hipersonik” që do të kalojë Atlantikun për më pak se një orë është shumë pranë përfundimit, pasi shkencëtarët që po merren me ndërtimin e tij kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për problemin më të madh me të cilin po përballeshin.
Për të realizuar këtë kohë rekord, avioni duhet të udhëtojë me një shpejtësi 25 herë më të madhe se sa ajo e zërit dhe në këto kushte motori do të shkrihej. Por me teknologjinë që kanë vënë në zbatim, ata kanë arritur ta ndalojnë këtë.
Kërkuesit në kompaninë “Reaction Engines” kanë arritur që të ndërtojnë një ftohës i cili në provën simuluese me shpejtësi 4023 km/h ka arritur ta mbajë motorin në gjendje pune. Faza e ardhshme do të jetë testimi i ftohësit në një shpejtësi 6800 km/h. Nëse testet dalin sërish pozitive, atëherë distancat nuk do të kenë më të njëjtin kuptim.