Lojtarët e Arsenalit do të kthehen në stërvitje javën tjetër
Lojtarët e Arsenalit do të kthehen në stërvitje në qytetin e Londrës për të bërë ushtrime të lehta javën e ardhshme – me masat distancuese sociale të cilat do të respektohen.
Skuadra e Gunners do të ketë qasje në objektet stërvitore, por sipas udhëzimeve aktuale të qeverisë në lidhje me pandeminë koronavirus nuk do të ketë stërvitje grupore, përcjell GazetaBlic.
“Lojtarëve do t’u lejohet qasje në fushat tona të stërvitjes në Londër Colney javën tjetër,” konfirmoi një zëdhënës i klubit.
“Qasja do të jetë e kufizuar, do të menaxhohet me kujdes dhe distanca sociale do të mbahet në çdo kohë. Të gjitha ndërtesat e Colney mbeten të mbyllura. Lojtarët do të udhëtojnë vetëm, do të bëjnë stërvitjen e tyre individuale dhe do të kthehen në shtëpi”, përfundoi ai.