Ljajiq: Vizita e Erdoganit e rëndësishme edhe për shkak të autostradës
Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajiq duke folur për rëndësinë e vizitës së presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, ka theksuari rëndësinë e fillimit të ndërtimit të autostradës midis Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Ai tha për TV Prva se është gjetur një zgjidhje pothuajse në kohë rekorde për realizimin e këtij projekti, i cili nuk është i lirë dhe se pas negociatave me palën turke, ne në fund morëm kushte shumë të favorshme.
Erdogan do ta vizitojë Serbinë në datat 7 dhe 8 tetor, transmeton Klan Kosova.