FutbollSporti

Liverpooli “shkel” ndjekësin e parë në tabelë për të ikur larg në krye

Liverpooli ka fituar thellë ndaj Leicester Cityt për të rritur distancën në krye të tabelës në Premier Ligë.

“Të Kuqtë” fituan 4 me 0 në xhiron e 19-të për të çuar në 13 pikë dallimin në mes të pozitës së parë dhe të dytë në tabelë.

Roberto Firmino realizoi dy gola, ndërsa nga një e shtuan Alexander-Arnold e James Milner për fitoren si mysafir.

Liverpooli tani ka 52 pikë në krye, 13 më shumë se Leicesteri që është ndjekësi i parë. Madje Liverpooli ka një takim më pak të zhvilluar.