FutbollSporti

Valon Behrami rikthehet në Serie A

Futbollisti shqiptar, Valon Behrami ka vendosur të rikthehet në Serie A.

Behrami është larguar nga skuadra e Sionit në tetor dhe që nga ajo kohë po vazhdon të kërkojë ekipin e ri.

Valon Behrami pritet që të vazhdojë karrierën e tij në Serie A tek skuadra e Genoas.

Ish-mesfushori i Lazios dhe Udineses ishte sot pjesë e seancës stërvitore të Genoas në Pegli sot.

34 vjeçari pritet që të kryejë testet mjekësore nesër dhe pastaj të zyrtarizohet tek Genoa.