Limaj: Kurti, rreziku kryesor për të ardhmen e Kosovës
I pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj beson se kryeministri aktual, Albin Kurti përbën rrezikun kryesor për të ardhmen e vendit.
Këto deklarime i bëri pas vendimit të qeverisë lidhur me Manastirin e Deçanit, përcjell Paparaci.
Veç kësaj, Limaj tutje pohoi se Kurti për të qëndruar në pushtet do të bëjë çdo gjë.
“Rreziku kryesor për të ardhmen e vendit. Tanimë për të gjithë është e ditur që ky njeri nuk ka lënë gjë pa bërë e përdorur përmes manipulimit, mashtrimit e shpifjeve vetëm për të arritur qëllimet e tij. Ky njeri mohoi edhe shtetin deri sa erdhi në pushtet . E gjithë kjo qartazi na tregon se ky njeri për të mbajtur pushtet do të bëjë çdo gjë. Vendimet e veprimet e tij deri më tani nuk kanë qëllim interesin e shtetit por rrezikun e humbjes së pushtetit të tij”.