Lija e majmunit, Gjermania drejt izolimit!
Pas shfaqjes së rasteve të para të lisë së majmunëve në Gjermani, ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach deklaroi se Gjermania po përgatit masa kontrolli. Aktualisht, rekomandimet për izolimin dhe karantinimin janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Institutin Robert Koch.
Përveç kësaj, po shqyrtohet mundësia e dhënies së rekomandimeve të vaksinimit për njerëzit me rrezik të veçantë. Lauterbach theksoi se sipas njohurive të deritanishme, infektohen kryesisht meshkujt që kanë pasur kontakt seksual me meshkuj të tjerë.
Sipas virologëve lija e majmunit është shumë e vështirë për t’u transmetuar, pasi infeksionet ndodhin përmes kontaktit me mukozën. Prandaj, shkencëtarët presin që shpërthimi i sëmundjes të frenohet. Megjithatë, virusi duhet të studiohet mirë për të kuptuar më mirë rrugët e transmetimit. Dobia e vaksinimit me vaksinat ekzistuese po diskutohet aktualisht.
“Ne dimë pak për linë e majmunëve nga shpërthimet që kanë ndodhur në Afrikën perëndimore dhe qendrore, ku ka qenë gjithmonë i vendosur në ato zona, deri në vitin 2018. Por çfarë është e ndryshme këtë herë po shohim raste që lindin tek personat që nuk kanë udhëtuar në ato zona në Afrikë. Pra, ne po shohim një transmetim në komunitet, kështu që është paksa e pazakontë”.