LIDL së shpejti në Kosovë, paralajmëron hapjen e dyqaneve
Gjiganti global i shitjes me pakicë, kompania LIDL, pritet që të investojë në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një postim në facebook, në të cilin thotë se ky është një lajm shumë i mirë për ekonominë e vendit dhe prodhuesit vendor.
Sipas tij, pas ardhjes së kompanisë Lidl në Kosovë, prodhimet vendore, jo vetëm qe do të shiten në rrjetin e tyre në Kosovë “Lidl Kosova”, por edhe do të eksportohen përmes rrjeteve të tyre, në vendet e tjera të botës.
“Përfaqësuesit e kompanisë LIDL, mbetën të impresionuar me suksesin e Kosovës, në rindërtim dhe shtetndërtim, me modernizimin e sektorit privat dhe cilësinë e prodhimeve “Made in Kosova””, ka shkruar Rukiqi