Lewandowski i jep fitoren Bayern Munchen
Bayern München ka fituar me rezultatin 3-2 ndaj Paderborn. Ishte Lewandowski i dha fitoren ekipit në minutat e fundit te takimit.
Gnabry kaloi vendasit në epërsi në “Allianz Arena” në të 25′, por Srbeny barazoi rezultatin 1 minut para mbylljes së pjesës së parë, pas një gafe të Neuer. Lewandowski realizoi golin e dytë në të 70′, por miqtë gjetën sërish barazimin 5 minuta më pas.
Sulmuesi polak arriti në fund të shpëtonte skuadrën kur dy minuta nga fundi përfitoi nga një pasim i saktë nga Gnabry në zonë për t’i dhënë fitoren.