Bota

Lëvizja e papritur e Putinit, mbledh oligarkët miliarderë të Rusisë, kërkesa: Më mbështesni

Vladimir Putin kërkon nga oligarkët rusë mbështetje në këmbim të kushteve të favorshme. Kjo mbledhje e papritur u zhvillua ditën e djeshme. Presidenti rus i siguroi atyre kushte të favorshme për aktivitetet, duke iu bërë thirrje të punojnë me qeverinë për të mbështetur ekonominë dhe “operacionit ushtarak special” në Ukrainë

“Kjo që po ndodh është një masë shtrënguese, thjesht nuk na dhanë asnjë mundësi për të vepruar ndryshe”- mësohet të ketë thënë Putin. Ai tha gjithashtu se ata kishin krijuar rreziqe të tilla sigurie për Rusinë, saqë ishte e pamundur të reagonte me mjete të tjera.