FutbollSporti

Levandovski, merr çmimin “Goal 50”

Sulmuesi i Bajern Munihut, Robert Levandovski, është shpallur futbollisti më i mirë në botë për sezonin 2019/2020. Sulmuesi polak, i cili shënoi 55 gola në 47 ndeshje sezonin e kaluar, është lojtari i gjashtë që merr çmimin ‘Goal 50’, pas Kristiano Ronaldos, Leo Mesit, Luka Modriç dhe Van Dijk. Polaku ka mundur De Brujnen në garën për këtë çmim, i cili u rendit i dyti, dhe pas tyre ishin Lionel Mesi, Nejmar, Kristiano Ronaldo dhe Kilian Mbape.

Jam shumë i lumtur. Futbolli është sport kolektiv, por çmimet individuale janë gjithmonë më shumë për nxitje për çdo lojtar”, deklaroi Levandovski.

Ky çmim për Levandovskin, është një ngushëllim për “Topin e Artë”, çmim i cili nuk u dha këtë vit shkaku i COVID-19.