Letër mbështetëse për Qeverinë Kurti nga intelektualë e akademikë nga e gjithë bota
Një grup prej më shumë se 37 intelektualësh e akademikësh nga e gjithë bota kanë shkruar një letër mbështetjeje për kryeministrin në detyrë Albin Kurtin si dhe punën që po e bën Qeveria e tij për parandalimin e pandemisë së coronavirusit.
Në letrën e publikuar në Open Democracy (organizatë e pavarur globale mediale) intelektualët dhe akademikët kanë shprehur solidaritet me kryeministrin Albin Kurti dhe qytetarët e Kosovës në këtë periudhë të vështirë.
Sipas tyre mocioni ndaj Qeverisë së porsakrijuar është rezultat i praktikave të emisarit Richard Grenell, presidentit Hashim Thaçi, të cilët kanë shtyrë përpara marrëveshjen e rrezikshme për shkëmbim të territoreve.Më poshtë mund ta gjeni letrën e plotë: Një veprim i paprecedent ka ndodhur javën e kaluar në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Ndërsa vendi – si shumë vende të tjera – është goditur nga pandemia, Qeveria e re e Kosovës, e cila fitoi pushtetin vetëm në fillim të shkurtit, kishte menaxhuar mirë situatën. Kishte vendosur masa të vështira parandaluese, ndërsa e mbante popullsinë të qetë dhe pa panik. Përhapja e virusit ishte parandaluar në mënyrë më efektive sesa në vendet fqinje, pjesërisht një efekt fatlum i izolimit fatkeq të Kosovës, aktualisht i vetmi vend në Europë me regjim vizash për Zonën Schengen.
Megjithëse Qeveria e re gëzon mbështetje të konsiderueshme nga një shumicë e votuesve (dhe jovotuesve), ajo ka prishur interesat e elitave të vjetra, të cilët kanë qeverisur Kosovën për 20 vjet. Ndonëse kjo Qeveri kundërshton privatizimin dhe politikën neoliberale si dhe korrupsionin e nivelit të lartë, një aleancë joformale kundër saj është arritur midis gardës së vjetër politike dhe korporatave private lokale. Kjo aleancë “e panatyrshme” ka gjetur për mentor Richard Grenellin, diplomati joortodoks i Trumpit, në kërkim të sukseseve të lehta të politikës së jashtme që mund të krijojnë përfitime shtesë për fushatën e tanishme të Trump dhe qëndrimin politik. Teknika të famshme të kthesës së krahut të Grenellit u përdorën për të shtyrë Qeverinë e Kosovës të pranonte një marrëveshje të padrejtë dhe të rrezikshme me Serbinë, e cila përfshin ndryshime në kufijtë e tanishëm dhe në këtë mënyrë shpërnguljet e njerëzve. Sipas shumë analistëve të Ballkanit, ndryshime të tilla kufitare do të përfshijnë shkëmbime të popullsisë – dhe shumë vuajtje me të. Kjo marrëveshje nuk u pranua nga Albin Kurti, kryeministri i ri i majtë i Kosovës. Por presioni i Grenellit, i kombinuar me taktikat e Hashim Thaçit, rezultoi në një ndarje brenda Qeverisë së koalicionit. Partia konservatore e qendrës së djathtë, LDK, paraqiti një votë mosbesimi kundër Qeverisë. LDK ishte partneri i pakicës në Qeverinë e re dhe, ndërsa ata “vlerësuan shumë” punën e bërë nga ministrat në parandalimin e pandemisë , si dhe masat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ata pretenduan se ishin detyruar ta rrëzonin Qeverië. Qeveria u akuzua se po rrezikonte aleancën e Kosovës me Perëndimin dhe BE-në.
Siç tregojnë shumë politikanë dhe specialistë të Ballkanit nga ShBA dhe BE-ja, situata (rrezikimi i aleancës) nuk ishte kështu. Si rezultat, këta politikanë, figura publike dhe specialistë mbështetën publikisht Qeverinë e Kurti, dhe denoncuan taktikat e Grenellit dhe tërë marrëveshjen (përfshirë shkëmbimin e territorit). Megjithatë, mocioni i mosbesimit mori një shumicë në Parlamentin e Kosovës. Si rezultat, Qeveria e Kurtit është tani vetëm një “qeveri kujdestare”. Do të jetë në detyrë vetëm derisa të mbahen zgjedhjet e reja pas pandemisë. Situata në Republikën e Kosovës me pandeminë është nën kontroll dhe e menaxhueshme. Kosova është një nga vendet që ka ndërmarrë masa të hershme në luftimin e përhapjes së virusit dhe gjithashtu duke shpallur një gjendje emergjente mjekësore. Qeveria jo vetëm që është plotësisht përgjegjëse për aftësitë dhe kapacitetet e saj për të siguruar shëndet dhe siguri, por i ka vendosur ato me sukses që asnjë masë e emergjencës nuk është bërë ende e nevojshme. Përkundër kësaj, për shkak se Kosova është një nga vendet më të varfra në Europë, ajo ende ka nevojë për solidaritet ndërkombëtar dhe mbështetje për të përballuar COVID-19. Me këtë letër ne, intelektualët dhe akademikët e nënshkruar më poshtë, shprehim solidaritetin me Qeverinë në detyrë të Albin Kurtit në këto periudha të vështira për të, popullin e Kosovës dhe kundër pranisë së përhapur të korrupsionit në politikë.