Leipzigu nuk i bën dot ballë Bajern Munihut
Skuadra e Bajern Munihut ka mposhtur në transfertë skuadrën e Leipzigut me rezultat 4-1. Julian Nagelsman u kthye në “Red Bull Arena”, por këtë herë si trajner i ekipit kundërshtar. Në minutën e 12, sulmuesi polak, Robert Levandovski, shënoi nga penalltia për rezultatin e pjesës së parë.
Ndërsa dy minuta pasi filloi pjesa e dytë, talenti Jamal Musiala dyfishoi epsërinë, ndërsa në minutën e 54 shënoi Leroj Sane. Çupo Moting shënoi në minutën e 90 për golin e 4 të bavarezëve. Ajo që arriti të bëjë Leipzig ishte goli i Konrad Laimer në minutën e 58-të.