Bota

Lë “kurorën” për pandeminë, Princesha suedeze nis punën në spital

Princeshë Sofia e Suedisë ka nisur të punojë në një spital vendas për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Princesha 35-vjeçare, e cila është e martuar me princin Carl Philip, bëri së fundmi një kurs mjekësor në Universitetin Sophiahemmet në Stokholm, ku ajo është anëtare nderi.

Universiteti Sophiahemmet po trajnon deri në 80 njerëz në javë për të ndihmuar në ndarjen e barrës së rëndë të vendosur për mjekët dhe punonjësit e mjekësisë në vend.

Fotot e publikuara nga mediat tregojnë princeshën ndërsa pozon bashkë me anëtarët e tjerë të stafit në spitalin Sophiahemmet. Siç e kërkojnë rregullat, të pranishmit qëndrojnë në një farë distance nga njëri-tjetri.

Drejtoresha e Departamentit të Informacionit dhe Shtypit, në Gjykatën Mbretërore, Margaretha Thorgren tha se princesha dëshiron të japë një kontribut vullnetar në kujdesin shëndetësor.

Ish-modelja u bë pjesë e familjes mbretërore Suedeze në 2015, pasi u martua me Carl Phillip, i cili është djali i mbretit Carl Gustaf.

Princi Carl-Phillip është i katërti në radhën e fronin, pas motrës së tij Princeshë Victoria, mbesës dhe nipit të tij, Princesha Estelle dhe Princ Oscar./opinion.al/ministrialajmeve.com