LDK i “dorëzohet” PDK-së: Këto janë katër kushtet që partia e Isa Mustafës ia pranoj partisë së Kadri Veselit për Rimëkëmbje Ekonomike
Lidhja Demokratike e Kosovës përfundimisht i ka pranuar kushtet e PDK-së, për kalimin në Kuvend të projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Pak më herët Gazeta Blic ka raportuar se Komisioni për Buxhet dhe Transfere e ka kaluar këtë projektligj, me propozimet dhe kushtet e PDK-së.
Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka konfirmuar për Gazeta Blic, katër propozimet e PDK-së.
Këto janë propozimet që i ka pranuar Qeveria Hoti.
Pako prej 200 milionë për mbështetje të bizneseve
Mbështetje për 3 muaj nga 300 euro për punëtoret që kanë humbur vendet e tyre të punës
Heqja e TVSh-se për lëndën e parë, për eksportimin e lëndës së parë
Dhe rimburësimi i mjeteve të tërhequra nga Fondi Pensional, për ata që kanë deri në 10,000 euro. Nga Trusti kontributdhënësit mund t’i tërheqin vetëm 10%.
Ndryshe, nga ora 13 e 30, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza do të mbajë konferencë me gazetarë ku do të jap detaje rreth këtij projektligji