LajmeShqipëri

Edi Rama kërkon falje për skandalin me hartën: Kosova është pika jonë e dobët

Pas skandalit që u bë nga faqja zyrtare e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Facebook, ku Kosova u paraqit si pjesë e Serbisë, Rama ka sqaruar se ishte një gabim i lëshuar pa dashje, dhe ka bërë me dije se Kosova është pjesa tjetër e kombit.

Rama a thënë se Kosovën do ta mbrojnë në të gjitha kancelaritë Europiane, dhe gjithashtu ka njoftuar se është shkarkuar nga detyra personi që ka publikuar atë video në faqen e tij.

“Kosova është pjesa tjetër e kombit dhe pika jonë e dobët që do ta mbrojmë në të gjitha kancelaritë Evropiane”, ka thënë Rama