Kryesore

Lajmërim i rëndësishëm për bletarët e komunës së Preshevës

Bletarë të dashur të komunës së Preshevës,

Duke shpresuar që jeni mirë gjatë këtyre ditëve të vështira të gjendjes së jashtëzakonshme me rastin e pandemisë Covid 19, ju informojmë se të drejtën për qarkullim të lirshëm përgjatë orës policore, duhet ta kërkoni në Ministrinë e Bujqësisë.

Procedura është si vijon më poshtë:

– duhet ta plotësoni formularin i cili mund të shkarkohet në linkun http://stocarstvo.registar-uzb.rs/
(mos t`ju habis shënimi “Stočarstvo“, sepse veprimtaria e bletarisë në bazë të rregullave të Ministrisë përkatëse hyn në Sektorin e Blegtorisë.

Të dhënat të cilat nevojiten për ta plotësuar formularin me sukses janë këto:

– Numri Personal i bartësit të fermës së bletave
– Numri i letërnjoftimit
– Numri i fermës bujqësore
– Numri HID i fermës bujqësore
– Vendbanimi dhe adresa e aplikuesit
– Numri i telefonit
– Adresa elektronike apo E-mail
– ID lokacioni në të cilin ndodhen kosheret
– Komuna në të cilën ndodhen kosheret
– Zona kadastrale dhe numri kadastral i parcelës.

Gjithashtu, nevojitet të shënohet se nga cila datë dhe deri në cilën datë ju nevojitet leja e qarkullimit, si dhe orari i qarkullimit.

Në rubrikën me emrin Dodatne napomene (Vërejtjet shtesë), duhet të shënoni arsyet se për çka ju nevojitet leja e qarkullimit.

Secili person të cilit i miratohet leja e qarkullimit gjatë orës policore, është i obliguar që me vete të marrë Vërtetimin (Potvrda) të cilën e keni në këtë link http://www.minpolj.gov.rs/kako-do-dozvole-za-kretanje-uputstvo-za-vlasnike-stoke-i-pcelare/, pasi që të hapet faqja e shtypni butonin Ovde (Këtu).

Ky formular duhet që të shtypet çdo ditë nga ana e bartësit të fermës së bletave.

Ju lutemi të keni kujdes që me rastin e ndalimit nga policia, dokumentin e parë që e kërkojnë është pikërisht ky Vërtetim.

Për informata të detajuara, mund t`i kontaktoni këta numra të telefonit: 064/88-18-506, 064/88-18-418, 064/81-88-794, 064/88-18-481, 064/86-80-947, 064/88-18-413, 064/86-80-951, 064/80-55-782, 064/81-88-767, 064/81-88-795, 064/81-88-778, 065/41-55-906, 064/82-35-675, 011/260-79-60 dhe 011/260-79-61

Vërejtje: Për shkak të aplikimeve të shumta, mund të ju ndodhë që ueb faqja të bllokohet.

Andaj, ju lutemi të provoni derisa ta realizoni aplikimin tuaj me sukses. / Njoftim nga Komuna e Preshevës