Lajme

Lajm tragjik: Kosovari vret gruan dhe njofton policinë

Të shtunën (sot)), në orën 3:20 të mëngjesit, qendra e thirrjeve emergjente kantonale e St.Gallenit ka marrë një raport për një vrasje në një apartament në Kniestrasse, të qytetit Rapperswil-Jona.

Një 35-vjeçar kosovar është arrestuar me këtë rast, shkruan polizeinews.ch.

Burimi shkruan më tutje se një kosovar 35-vjeçar ka kontaktuar Qendrën Kantonale të Thirrjeve të Urgjencës kantonale, duke treguar se sapo kishte lënduar rëndë gruan e tij, transmeton albinfo.ch. Patrulla e policisë e dërguar në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe arrestuar burrin ndërsa gruaja ishte tashmë e vdekur.

Ecurinë e saktë të ngjarjes dhe motivin është duke i hetuar policia e kantonit St.Gallen nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit St.Gallen.

Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë që jetonin në të njëjtën familje. Ata nuk kanë pësuar lëndime dhe janë nën kujdesin e familjarëve.

Përveç disa patrullave dhe specialistëve nga policia e kantonit St.Gallen, në vendin e ngjarjes ka qenë edhe shërbimi i shpëtimit me një mjek të urgjencës, instituti i mjekësisë ligjore dhe prokuroria publike e kantonit St.Gallen.