Lajme

ENIC/NARIC QENDRA ME PËRGJIGJE SKANDALOZE NDAJ TË RIUT NGA LUGINA E PRESHEVËS RRETH NOSTRIFIKIMIT TË DIPLOMËS (FOTO)

Edhe pse Shqiptarët e Luginës së Preshevës ju gëzuan nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ku një nga pikat e veçanta të kësaj marrëveshje ishte edhe njohja reciproke e diplomave universitare, por sa duket vështirësitë e të rinjve shqiptar nga Lugina e Preshevës që diplomuan në universitetet e Republikës së Kosovës s’ka fund.

Kështu ishte edhe rasti i të riut Fismir Jahiu nga Presheva i cili ju drejtua me një shkresë ENIC/NARIC, Agjencisë për kualifikim, (institucion i themeluar nga Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë për nostrifikimin dhe barazvlerësimin e diplomave) që të informohet për dokumentacionin e nevojshëm për nostrifikimin e diplomës së tij të nxjerrë në Universitetin Publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë dhe mori një përgjigje interesante e cila edhe pse e njohur për opinionin publik në Luginën e Preshevēs, por asnjëherë e pranuar në mënyrë publike nga Qeveria e Republikës së Serbisë.

Në përgjigjen që mori i riu Fismir Jahiu e të cilën Fismiri i përcolli Nacionali.info, thuhet: ” Nga themelimi i vet ENIC/NARIC nuk bën njohjen e diplomave të Universitetit Hasan Prishtina pasi që Kosova është pjesë integrale e Serbisë”

A po bënë lojë të dyfishtë Republika e Serbisë si një vend i cili ka filluar bisedimet për inkuadrimin e vet në Bashkim Europian duke mos respektuar marrëveshjet të cilat i nënshkruan vet dhe në anën tjetër akuzon Republikën e Kosovës për mosrespektim të marrëveshjeve të Brukselit. Sido që të jetë vështirësitë e të rinjve Shqiptarë të diplomuar në Universitetet e Republikës së Kosovës nuk ka fund!