Lajm i fundit: Serbia mbyll 44 vendkalimet kufitare me Kroacinë, BeH dhe Hungarinë
Trafiku rrugor ndërkombëtar midis Serbisë dhe vendeve të tjera bëhet vetëm përmes pikave kryesore kufitare. Si rezultat i masave të ndërmarra nga shteti serb pas situatës së krijuar me përhapjen e koronovirusit janë mbyllur përkohësisht 44 vendkalime kufitare më të vogla,raporton Ministria e Lajmeve.
Sipas mediumeve serbe , 6 vendkalime më të vogla kufitare midis Serbisë dhe Hungarisë nuk janë hapur sot nga ora 7 e mëngjesit, dhe disa vendkalime kufitare me Kroacinë janë të mbyllura poashtu.
Sa i përket Kroacisë, janë mbyllur këto vendkalime: vendkalimi kufitar Batina-Bezdan, ura hekurudhore Erdut-Bogojevo dhe vendkalimi i lumit Apatin.
Që nga dje, janë mbyllur një pjesë e vendkalimeve kufitare për në Bosnje dhe Hercegovinë. Bëhet fjalë për vendkalimet – Badovinci-Popovi, Jamena-Donje Crnjelovo, vendkalimet kufitare të Mokronozi dhe Carevo Polje, vendkalimi kufitar Zvornik (Ura e Vjetër), stacioni hekurudhor Brasina në territorin e Serbisë dhe vendkalimi kufitar Skelani-Bajina Bashta,Edhe njëri nga vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut është mbyllur poashtu.
Vendkalimi kufitar Prohor Pçinjski sot nga ora 7 e mëngjesit është mbyllur për udhëtarë dhe automjete të udhëtarëve sipas një marrëveshje midus Qeverisë serbe dhe asaj maqedonase.
Siç është njoftuar të gjithë udhëtarêt do të përdorin vendkalimin kufitar të Tabanocit, raporton Ministria e Lajmeve.