Lajm i fundit: Seanca e Kuvendit Komunal në Preshevë, pritet të filloj nga ora 16:00
Drama vazhdon, pas dështimit të fundit në lidhje me mbajtjen e seancës së Kuvendit Komunal në Preshevë, që ishte paraparë të zhvillohet sot me fillim nga ora 10, nga burimet tona mësohet se kjo seancë pritet të fillojë në ora 16h.
Për gjatë dy javëve të fundit është spekuluar shumë në lidhje me arsyet e mosmbajtjes së kësaj seance, ku sot duket që ka arritur kulmin në lidhje me (mos) mbajtje e seancës.
Ju rikujtojmë se kjo është tentativa e katërt, për të mbajtur seancën e parë të Kuvendit Komunal për v.2020. Seanca fillimisht ishte e thirrur për datën 02.03.2020, e cila u shty për 9 Mars 2020, pa dhënë ndonjë arsye nga subjektet në pushtet, e një dit para afatit të mbajtjes u shty përsëri për ditën e sotme e ku pritej të fillonte nga ora 10:00. Por siç mëson nga burimet e saj, Ministria e Lajmeve, kjo seancë me shumë gjasa pritet të fillojë sot pasdite në ora 16h.