Lajm i fundit: Arrestohet 21 vjeçari nga Tërnoci, dyshohet se goditi me veturë fëmiun 7 vjeçar
Policia e Bujanocit ka arrestuar sonte A.A. 21 vjeçar nga Tërnoci, nën dyshimin se natën e kaluar ka goditur me veturë fëmiun 7 vjeçar afër xhamisë në Bujanoc, duke ikur nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë, ai dyshohet se ka kryer dy vepra penale:
- Vepër e rëndë kundër sigurisë në komunikacion, dhe
- Mosofrim ndihme personit të lënduar në aksident komunikacini.
Ndaj tij tashmë janë duke u ndjekur procedurat e nevojshme policore.
Ndërkohë, gjendja e fëmiut të lënduar është stabile dhe ai po trajtohet në spitalin e Nishit/folonline