Lajçaku niset drejt Kosovës
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është nisur drejt Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar vet Lajçaku përmes Twitterit. Ai ishte bllokuar dje në Cyrih, pasi Tirana nuk autorizoi uljen e fluturimeve nga Zvicra të planifikuara për orën 13:40.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte thënë se Lajçaku është i mirëseardhur nëse e kupton që Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se do ta pres në takim për t’i paraqitur qëndrimin e qeverisë rreth çështjes së dialogut.
Në Kosovë, Ambasadori Lajçak do të takohet me udhëheqjen politike, përfaqësuesit e partive politike dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së.
Lajçaku arrin në Kosovë një ditë pasi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar se përfaqësuesit e këtyre dy shteteve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.
Kujtojmë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, përcjell Albinfo.ch
After slight travel complications yesterday, the international community kicked into action. I’m now on my way to Pristina – a courtesy of the Swiss military. Looking forward to officially starting my visit to Kosovo later today. pic.twitter.com/f58NSwJtFB
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 16, 2020