Lajçak javën e ardhshme viziton Serbinë, do të flasë për procesin e shkarkimit të kryetarëve në Veri
Emisari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojë në Beograd të premten e javës së ardhshme.
Presidenti serb, Aleksanër Vuçiq, ka treguar se “Lajçak do ta vizitojë Serbinë më 15 mars”
Ai ka thënë se me të do të flasë për procesin e shkarkimit të kryetarëve të katër komunave veriore të Kosovës, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut
Lajçak më 5 mars ka vizituar Kosovën, ku është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe temë e diskutimit mes tyre ka qenë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb që të mos përdoret si mjet pagese./rtk/