Lajçak diskuton me kryeministrin e ri serb për dialogun Kosovë-Serbi
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka diskutuar me kryeministrin e ri të Serbisë, Millosh Vuçeviq, për dialogun Kosovë-Serbi.
Siç ka njoftuar Lajçaku, ata janë takuar në Athinë.
“E kam përditësuar për gjendjen në dialog dhe kemi folur për marrëdhëniet BE-Serbi”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.
Një ditë më parë, Lajçaku u shpreh se momentumi i ri për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian “nuk duhet humbur”.