Kryesore

Labinot Tahiri dhuron 10 mijë euro për Luginën e Preshevës.

Lugina e Preshevës e harruar si çdo herë por edhe tani gjatë pandemisë nga dy shtetet amë Kosova dhe Shqipëria, por jo edhe nga njerëzit vullnet mirë siç është rasti tani me humanistin e madh Labinot Tahirin.

Para disa ditësh ishin Halil Kastrati e Elvis Naçi ata që dërguan ndihma në këtë trevë shqiptare. Jetimat e Ballkanit shpërndan 230 pako ndërsa para disa ditësh Fondacioni Firdeus kishte shpërndarë 50 ton miell, përcjell Ministria e Lajmeve.

Labinot Tahiri përmes një postimi në Facebook ka premtuar deri në 10 mijë euro ndihmë për Luginën e Preshevë në luftën me CoVid-19. Ai tha se kjo ndihmë është për vllezerit tanë të cilët na ndihmuan në të gjitha luftërat tona për Liri!, përcjell Ministria e Lajmeve.

Postimi i plotë i tij:

A keni pushua vllezêr e motra?

Ne i dhuruam 3000€ pêr familjet e Grupit Patriotik Kumanova , të cilët janë në burgjet e Maqedonisë!

Nesër , vazhdoj të dhuroj para në vlerë nga: 5000-deri në 10.000 € për vllezerit tanë të cilët na ndihmuan në të gjitha lufterat tona për Liri!

Fjala është për, PRESHEVË, MEDVEGJË E BUJANOVC, ku unë jam i pajtimit që ta mbushim fondin e asaj ane me miliona euro , sepse pikrisht në kohë Pandemie ata asgjë nuk kanë marrë dhe janë harruar krejt nga politika, ku atyre ju duhet ti permendin vetëm në kohën e zgjedhjeve!

Populli dhe gjaku juaj shqiptarë është me ju në çdo rrethanë!

Me dashuri dhe miresi për kombin tonë

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.