Lajme

Ky është 33 vjeçari nga Rahoveci që vdiq dje, ndër viktimat më të reja nga Covid-19

Gjatë ditës së djeshme, ka vdekur një 33 vjeçar nga fshati Xërxë i Rahovecit, i cili ka qenë i infektuar me COVID-19.

Ai është në mesin e viktimave më të reja nga Covid-19 në Kosovë.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, gjatë ditës së djeshme ka publikuar identitetin dhe fotografinë e të ndjerit, duke e kujtuar si djalë me vlera të larta njerëzore.

Ai kishte rezultuar pozitiv me koronavirus më 9 gusht. Po ashtu në familjen e tij, edhe tre pjesëtarë janë të prekur me coronavirus.

Ndryshe, ditëve të fundit vërehet një rënie e lehtë e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, megjithatë, numri vazhdon të mbetet ende shqetësues.

Vetëm gjatë ditës së premte, pozitivë me COVID-19 rezultuan 162 persona, ndërsa 10 persona humbën jetën.