Kuvendi Komunal voton me shumicë votash propozim vendimin për rishikimin e buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2020
Pas afërsisht rreth 8 orëve debat, akuza e përplasje mes asambleistëve komunal nga pozita dhe opozita më në fund ka përfunduar seanca e Kuvendit Komunal në Preshevë, raporton Ministria Lajmeve.
Në këtë seancë ishin të parapara tri pika të rendit të ditës:
- Raporti i punës së Shtabit komunal për gjendje të jashtëzakonshme gjatë periudhës në epideminë Covid19 nga data 11.03. deri më 06.05.2020 në territorin e komunës së Preshevës
- Propozim Vendim për llogarinë përfundimtare të Komunës së Preshevës për vitin 2019
- Propozim Vendim për rishikimin e buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2020.
Mirëpo ajo që kosiderohej një ndër pikat më të ndjeshme dhe me objektive ishte pika e tretë propozim vendimin për rishikimin e buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2020. E për këtë pike të rendit të ditës nuk munguan debatet nga kuvendarët komunal si nga dyja palët e këshilltarëve pozite dhe opozitë.
Pas diskutimeve dhe polemikave të zgjatura në fund këshilltarët opozitar lëshuan seancën në shenjë revolte, kurse kryesuesi i Kuvendit Sami Salihu hodhi në votim pikën e tretë të rendit të ditës e cila u votua me shumicë votash nga pozita.