Kush nga LDK mund ta zë vendin e Isa Mustafës?
Sot u shënua fundi i një epoke 10 vjeçare e qeverisjes së LDK-së nga Isa Mustafa.
Kjo parti nën udhëheqjen e tij asnjëherë nuk ka shënuar fitore, ndërsa goditjen më të madhe e mori mbrëmë kur partia e tij nuk arriti të marrë më shumë se 13.08 përqind të votave të cilat aktualisht janë të përfundim të procesimit nga KQZ-ja.
Mirëpo kush do ta trashëgoj LDK-në që shumë kush po e cilëson si tashmë të shkatërruar?
Kujtim Gashi e Lumir Abdixhiku, janë dy nga emrat që në vazhdimësi janë përfolur për këtë pozitë.
Por kush është Kujtim Gashi?
Kujtim (Muhamet) Shala është poet lirik, studiues letrar, profesor i letërsisë. U lind më 28 shkurt 1974, në Loxhë të Pejës. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje (1988), ndërsa gjimnazin në Pejë (1992). Studimet për Letërsi Shqipe i ka kryer në Universitetin e Prishtinës: studimet themelore (1996), studimet postdiplomike e magjistraturën (2001); doktoranturën (2002). Ka bërë studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës, në fushën e teorive letrare (2004-2005). Është i specializuar në letërsi moderne, teori e forma letrare dhe në estetikë.
Karrierën në Universitetin e Prishtinës e ka nisur si asistent (2002), ka vijuar si profesor asistent (2006) e pastaj si profesor i asocuar (2011), për t’u zgjedhur profesor i rregullt, më 2016.
Më 2014, si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e me votë të drejtpërdrejtë popullore, është zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i Kulturës i Kosovës. Është deputet I Parlamentit të Kosovës.
Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është zgjedhur në dhjetor të vitit 2016.
Gashi është anëtarë i Kryesisë së LDK-së dhe njëri nga figurat që vazhdimisht është vlerësuar nga anëtarësia e partisë por jo vetëm.
Ndërsa Lumir Abdixhiku po ashtu vjen nga bota akademike. Ndonëse i kyçur së voni në politik, Abdixhiku shpejtë ka marrë admirimin e partisë dhe njerëzve rreth tij.
I lindur në prill të 1983, Abdixhiku ishte ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit në qeverinë Kurti dhe anëtari i kryesisë së LDK-së.
Ai ligjëron në Universitetit Riinivest dhe ka gradën e doktorit.
Ai në zgjedhjet e 2019 është ndër persona më të votuar në LDK.
Ndonëse ai shihej si i afërt me Vjosa Osmanin gjatë tërë kësaj kohe ka qëndruar indiferent duke parë në njëfarë distance zhvillimet që po ndodhin në parti.
Se a do të jetë njëri nga këta kryetar i LDK-së kjo mbetet të shihet.