“KUSH ËSHTË EMRI I LDK-SË PËR PRESIDENTIN?” – KJO ËSHTË PËRGJIGJA E ISA MUSTAFËS
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë sot se emri i propozuar i kësaj partie për President të Kosovës do të bëhet i ditur “kur të vije koha”.
Mustafa, pas takimit me kryetarët e degëve të LDK-së, ka deklaruar se pret nga Lëvizja Vetëvendosje që ta miratojë propozimin e LDK-së për president.
Kur është pyetur se kush është emri i LDK-së për president, Mustafa nuk ka dhënë asnjë emër konkret. Ka thënë se emrin do ta propozojnë pas dy vitesh.
Tani sa i përket presidentit, ne e zgjedhin presidentin në fund të vitit 2021, dhe kur i vjen koha, organet e LDK-së do ta japin propozimin e tyre. Kur ne kemi vullnet, kemi besim si LDK që ta votojmë z. Kurtin për kryeministër, atëherë presim që edhe partneri jonë ta japë këtë besim për propozimin tonë”, ka thënë Mustafa.
“Mendoj se zgjidhjen do ta gjejmë”, është shprehur ai.