Kryesore

Kurti zhvillonë një bisedë telefonike me kryetarin e KKSH-së Ragmi Mustafën

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti ka zhvilluar bisedë telefonike me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafen raporton rtvpresheva.com. Kryeministri Kurti u interesua për modalitetet administrative dhe teknike për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës me rastin e pandemisë Covid-19.

Në njoftimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa thuhet:

„Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Me këtë rast kryetari i Qeverisë në detyrë u interesua për modalitetet administrative dhe teknike për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës me rastin e pandemisë Covid-19.

Ndihma institucionale e Republikës së Kosovës dhe e Republikës së Shqipërisë është jo vetëm e nevojshme, por e domosdoshme, në drejtim të institucionalizimit të mbështetjes së vazhdueshme politike, administrative e buxhetore, të realizimit të të drejtave kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në përputhje me kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në bashkërendim me Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë“.