Lajme

Kurti zbulon “përplasjen” me Agim Veliun për një aksion të policisë në veri të Kosovës

Kryeministri ne detyrë në një intervistë në RTK, tha se qeveria e tij është sulmuar më së shumti. Ai foli edhe rreth shkarkimit të Agim Veliut, nga pozitiva e ministrit të brendshëm.

“Mua më është thënë më herët se me të kaluar Covid-19, do të vonohet koalicioni që kishim me LDK-në. Prandaj rrjedhimisht mund të thuhet se realisht nuk ka koalicion. Per shkak se ishim në pandemi dhe patëm tentim puq, në mbrëmjen e 17 marsit, isha i detyruar ta shkarkoj Agim Veliun, dhe të parandalohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme”, u shpreh Kurti.

Ai ka folur edhe për një rast kur Agim Veliu i ka kërkuar leje për një aksion në Zubin Potok.

“Një herë ka ardhë me ish zv.ministrin Avdullah Hotin që të marrë miratimin tim per aksionet policore kundër krimit dhe korrupsionit, pastaj e pyeta se ku do të bëhet ky aksion, ai më tha njëherë në Zubin Potok dhe në Karaqevë, pastaj vazhdova me pyetje duke kërkuar për nje tekst, pse duhet të kenë sukses këto operacione policiore, pasi që skemi përvoja të mira me ndërhyrje në këto zona, por nuk kam marrë asnjëherë kërkes më shkrim lidhur me këtë. Vetëm me thuhej gojarisht, pa asnjë tekst, pastaj i thash që numri më i madh i të korruptuarve është në kryeqytet.”“Më kërkohej që të jap urdhër për operacione të tilla, në ato vende ku ka edhe probleme politike”.