Lajme

Kurti voton, thotë se sot populli u përgjigjet politikanëve

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar me gruan dhe vajzën e tij, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar.

Ai në një adresim para medieve, 6 tetorin e ka quajtur ditë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.

“Për të gjitha përgjigjet e partive e politikanëve sot përgjigjet populli, si burim i sovranitetit të republikës tonë. Në ditën e sotme nuk ka rëndësi a je i pasur apo i varfër, a je grua apo burrë, sot të gjithë jemi të barabartë, sistemi politik është i hapur prandaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të dalin të votojnë”, ka thënë ai.

Meqenëse nuk ka të drejtë vote, bashkëshortja e Kurtit, ka qëndruar jashtë qendrës së votimit.