Kurti: S’ka kush del i pari pos neve – por, na duhen 61 deputetë
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë vizitës në Dragash ka thënë se iu duhet një fitore e madhe dhe e fortë si Malet e Sharrit.
Kurti, mes tjerash, tha se nuk ka njeri në Kosovë që nuk e di se kush do të dalë i pari më 14 shkurt.
“Po na duhet një fitore e madhe dhe e fortë si Malet e Sharrit. S’ka njeri në Kosovë që nuk e di se kush del i pari – se s’ka kush del i pari, pos neve”.
“Por, fitorja në këto zgjedhje nuk është veç me dal i pari. Neve na duhet me i pasë 61 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Për 61 e lart duhet me dalë në zgjedhje secili prej juve – edhe ai që i bën 18 vjet më 14 shkurt, edhe ai që i ka 98 vjet më 14 shkurt”, tha Kurti.
Kurti tutje u bëri thirrje që të ushtrojnë të drejtën e votës masivisht për, sipas tij, ndryshimin e Kosovës.