Kurti sërish kandidat për kryetar të VV-së
Edhe për një mandat tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’ia mësyejë pozitës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Vetëvendosje ka njoftuar se nesër në orën 18:00 do të bëhet shpalosja e platformës së kandidatit për kryetar të kësaj partie, Albin Kurti.
Përveç Kurtit, nesër në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, do të shpalosen edhe platformat e kandidates për kryetare të organizatës Gratë për Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe kandidatit për kryetar të organizatës Rinia për Vetëvendosje, Behar Jashari.
“Nesër, në orën 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, bëhet shpalosja e platformës së kandidatit për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, kandidates për Kryetare të organizatës Gratë për VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu dhe kandidatit për Kryetar të organizatës Rinia për VETËVENDOSJE!, Behar Jashari”, thuhet në njoftim.