Kurti: Serbia tentoi ta kopjonte skenarin e Donbasit për ta pushtuar veriun
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për agresionin e Serbisë në Kosovë ku më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku.
Kurti në fjalimin e tij gjatë Konferencës së Partisë Laburiste tha se Serbia tentoi ta kopjonte e Donbasit, me qëllim të pushtimit të veriut.
Rritja e pranisë ushtarake serbe në kufirin me Republikën e Kosovës u përshkrua si e paprecedentë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, kurse pamjet e sekuestruara nga dronët që ishin në posedim të grupit terrorist zbuluan se trupat paramilitare ishin trajnuar në bazat zyrtare të ushtrisë serbe”, tha Kurti.
Ai shtoi se ngjarja që ndodhi para dy javësh dëshmon në mënyrë të pakundërshtueshme përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë.
“E ardhmja e Kosovës, sikurse as paqja dhe siguria e Evropës nuk mund të mbahen peng nga Serbia, dhe se perspektiva për paqe, drejtësi, dhe prosperitet në një kohë me plotë sfida varet nga ajo çka zgjedhim të bëjmë dhe si zgjedhim të veprojmë së bashku”, shtoi i pari i Qeverisë së Kosovës.