Kryesore

Kurti: Presheva e Bujanoci do të kenë mbështetje ekonomike dhe humanitar nga qeveria në detyrë

Sot në orët e pasdites, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar dy biseda telefonike, njërën me kryetarin e komunës se Bujanocit, Shaip Kamberi dhe tjetrën me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Këtë e ka bërë të ditur Qeveria përmes një komunikate për media.

“Dy kryetarët, Kamberi dhe Arifi e njoftuan Kryeministrin në detyrë Kurti mbi menaxhimin e situatës me virusin Korona. Deri me tani janë tre të infektuar në Bujanoc, kurse asnjë i infektuar në Preshevë. Autoritetet lokale të të dy komunave janë të përkushtuara në luftimin e pandemisë COVID-19 për gjithë qytetarët e saj”, thuhet në komunikatë

Kurti, në emër të Qeverisë të Republikës së Kosovës dy kryetarëve, Arifit dhe Kamberit, ua shprehu gatishmërinë e mbështetjes socio-ekonomike dhe humanitare.

Për të konkretizuar përkrahjen me kryetarët Arifi dhe Kamberi do të komunikojë edhe Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.