Të fundit

Driton Emërllahu emërohet ndihmës kryetar në Komunën e Preshevë

Emrohet ndihmës kryetari i ri në Komunë të Preshevës, Driton Emërllahu nga sot do të mbajë këtë post

Nga sot, postin e ndihmës Kryetarit të Komunës së Preshevës do ta ushtrojë Driton Emërllahu, i riu nga fshati Rahovicë, përfaqësues nga radhët e Lëvizjes për Reforma.

Driton Emërllahu përndryshe është profesionist nga fusha e Administratës Publike si dhe nga punëtorët më të theksuar në një kompani lokale ku është i punësuar.